Statistikat interesante të Tmusic – Shënoi vetëm një pikë, por ishte ishte më meritori për fitoren e thellë të Trepçës

11 months ago 12
Reklamë

Trepça e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi mposhtën Istogun në udhëtim me rezultat 65:112.

Reklama

Mitrovicasit fituan bindshëm këtë sfidë, ku njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte Mikaile Tmusic.

Reprezentuesi i Kosovës kishte indeksin 19, apo të tretin më të mirë nga ana e mitrovicasve.

Sidoqoftë, Tmusic shënoi vetëm një pikë në këtë ndeshje, por dha kontribut të madh për bashkëlojtarët.

Mikaile kishte dyshifror të dyfishtë me 11 kërcime e 14 asistime duke shtuar edhe dy topa të vjedhur. /Telegrafi/

Read Entire Article