Stilisti Mr. Rex tregon se si i kishte dërguar faturë “të fryrë” Behgjet Pacollit për veshjen, teksa ai i revoltuar e kishte thirrur në telefon

8 months ago 5

Në një episod të ri të “Shok Podcast” me moderatorin Fis Juniku, stilisti i njohur shqiptar Mr. Rex shpalosi një histori të jashtëzakonshme që përfshin një kostum me vlerë prej 2400 euro për ish-presidentin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

I njohur për talentin e tij dhe vëmendjen ndaj detajeve, Mr. Rex ka bërë një emër për veten në industrinë e modës, duke krijuar veshje për klientë nga të gjitha sferat e jetës. Mirëpo, një nga projektet që dallohet në karrierën e tij ishte veshja e zotit Pacolli, i njohur për pasurinë dhe gjendjen e tij si milioner, me një kostum që në fund u bë temë diskutimi.

Stilisti me origjinë nga Presheva zbuloi se ai kishte vendosur ta “frynte” pak faturën për kostumin e veçantë, duke marrë parasysh statusin e klientit të tij. Kjo veprimtari, siç ndodh ndonjëherë në biznesin e modës, pasqyroi një përpjekje për të vlerësuar kostumin në nivelin e pozicionit dhe reputacionit të Behgjet Pacollit.

Foto: Onima Entertainment/YouTube

Megjithatë, gjërat morën një kthesë tjetër kur zoti Pacolli reagoi ndaj çmimit, duke telefonuar Mr. Rexin dhe duke e akuzuar se po përfitonte nga mirësia e tij. “Pse po përfiton nga mirësia e imja?”m ishte pyetja që sipas rrëfimit të Mr. Rex iu drejtua atij nga Pacolli.

Mr. Rex më pas tregoi se i revoltuar nga çmimi i shtrenjtë që ia kishte vendosur çmimit, Behgjeti nuk e kishte paguar fare kostumin dhe as ky nuk kishte shkuar t’ia kërkonte paratë.

“Përderisa është qarë për 2400 euro, atëherë as nuk kam shkuar t’ia kërkoj”, tha Mr. Rex në “Shok Podcast”.

Kjo histori e Mr. Rex tregon jo vetëm llgjikën e biznesit në botën e modës por edhe përplasjen ndërmjet vlerës artistike dhe pritjeve të klientëve. /Telegrafi/

Read Entire Article