Studentët e Mjekësisë godasin me vezë godinën e Ministrisë së Arsimit

11 months ago 15
Reklamë

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë goditur me vezë ditën e sotme godinën e Ministrisë së Arsimit në shenjë revolte ndaj mos përgjigjes nga institucioni. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se një pjesë e studentëve kanë lëshuar vezët në drejtim të dritareve duke thirrur “Ministria e Turpit”.

Protestës sot ia janë bashkuar dhe qytetarë dhe sipas burimeve raportohet se protesta do të zgjasë për disa orë.

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article