Ushqimet tradicionale shqiptare, muzika, veshjet etj. prezantohen perballë publikut suedez në Stockholm.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë në bashkëpunim me organizatën kulturore “Teuta”, organizuan një takim pasditen e së shtunës me qellim njohjen e traditës shqiptare përballë publikut suedez dhe jo vetëm.
Në këtë takim ishin të pranishëm diplomatë të ndryshëm të akredituar në Suedi, përfaqësues të biznesit, shqiptarë që jetojnë në vendin nordik si dhe banorë të zonës.
Në fjalën e hapjes, ambasadorja shaiptare, Albana Dautllari, njohu të pranishmit me risitë e ketij takimi duke bërë edhe një prezantim të shkurtër të ushqimeve tradicionale, këngëve dhe veshjeve. Ndër të tjera, ambasadorja u ndal edhe tek Xhubleta shqiptare, duke theksuar se tashmë kostumi tradicional njihet edhe nga UNESCO. Ambasadorja Dautllari, e cila ka marre drejtimin e ambasades prej rreth katër muajsh, tha se një tjetër qëllim i këtij aktiviteti është edhe njohja e traditës nga brezi i ri i shqiptarëve të lindur në Suedi.
Të ftuarit patën mundësinë që jo vetëm të njiheshin në letër me ushqimet tradicionale, por edhe të provonin shijen e disa prej gatimeve karakteristike si flija, byreku etj.
Gatimet e bëra nga shqiptarët u paraqitën në formën e një panairi, ku në të cilin nuk munguan edhe verëra të ndryshme nga kantinat shqiptare si dhe pije tradicionale si rakia.
Të rinj e të reja të veshur me kostume tradicionale interpretuan me kërcime dhe këngë duke krijuar një atmosverë të ngrohtë në verën e fresket suedeze.
Në këtë panair ishin të pranishëm edhe grupi polifonik “Shqiponjat fluturuese”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb