Sukses në “Diamond League”

1 year ago 16
Reklamë
17:59 01/09/2023

Luiza Gega shënon rekord të ri kombëtar

Megjithëse shfaqi probleme fizike në Botërorin e Atletikës, Luiza Gega ia doli të ketë sukses në “Diamond League” që po mbahet në Zvicër. Atletja shqiptare përmirësoi rekordin e saj kombëtar në garën e 3 mijë metrave me pengesa. Në eventin e mbajtur në Zyrih,Gega e cila ishte dëmtuar tre javë më parë, shënoi kohën 9 minuta, 9 sekonda e 64 të qindtat. Afro një sekondë më shpejt nga rekordi i mëparshëm i saj, të vendosur në Shtetet e Bashkuara.

Me këtë kohë Luiza Gega u rendit në vendin e katërt në garën e 3 mijë metrave me pengesa. Në vendin e parë u rendit Mutile Ëinfreid, që përfaqëson Bahreinin, ndërsa pas saj dy kenianet Beatris Cepkoec dhe Faith Cerotic.

Pak ditë më parë në Kampionatin Botëror të Hungarisë, Gega e mbylli në vendin e tetë në botë, ndikuar edhe nga dëmtimi.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article