Sulm me sharrë elektrike dhe mashtrim për parking, portieri legjendar duhet të paguajë 420 mijë euro gjobë

10 months ago 34

Ish-portieri i Gjermanisë dhe Arsenalit, Jens Lehmann, duhet të paguajë 420 mijë euro për vepra të ndryshme penale sipas vendimit të Gjykatës së Qarkut të Starnberg.

Dënimet lidhen me një sulm me sharrë elektrike kur ai hyri në garazhin e sapondërtuar të fqinjit të tij dhe preu një trarë çatie, si dhe një mashtrim parkimi në aeroportin e Munihut.

Siç raporton Bild, është sqaruar plotësisht se çfarë ka ndodhur gjatë pushtimit të pronës së fqinjit të tij, si dhe se si ai ka shmangur pagesën e parkimit në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2022, e gjitha kjo falë vëzhgimit me video.

“Lehmann ka pretenduar vazhdimisht se është viktimë e sistemit të drejtësisë. Ai nuk është viktimë, ai është autor dhe ka paraqitur histori të egra në mbrojtjen e tij në gjykatë”, ka thënë gjyqtarja Tanja Walter.

Gjatë karrierës së tij, Lehmann luajti 61 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe mbrojti në Schalke, Borussia Dortmund, Milan dhe Arsenal. /Telegrafi/

Jens Lehmann soll 420.000 Euro zahlen https://t.co/g98aVBQKgF pic.twitter.com/eNMvyd6bub

— WELT (@welt) December 22, 2023

Read Entire Article