Sulmi në Kosovë, eurokomisioneri Varhelyi: Serbia të bashkëpunojë plotësisht me ne për hetimin

1 year ago 17
14:24 06/10/2023

Komisioneri i Bashkimit Europian Oliver Varhelyi ka kërkuar nga Serbia që autoritetet e zbatimit të ligjit aty të bashkëpunojnë tërësisht me BE-në sa i përket sulmit në veri të Kosovës nga një grup paramilitar serb.

Në konferencën për shtyp pas takimit të ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Varhelyi e konsideroi këtë deklaratë të tij si gjuhë e qartë që nuk ka nevojë për intepretime.

Ai theksoi se tensionet duhet të ulen dhe autoët e vrasjes së policit në veri të Kosovës duhet të dënohen.

“Ne duhet që të kemi një ulje të plotë të tensioneve. Na duhet që të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate. Së treti, të gjithë autorët duhet të sillen para drejtësia dhe drejtësia jo vetëm duhet të flasë, pra autoritetet serbe duhet të bashkëpunojnë plotësisht me ne. Dhe besoj që kjo është gjuhë e qartë”.

Eurokomisioneri pati edhe një këshillë për Ballkanin.

“Për aq kohë sa Ballkani e mendon këtë zonë si zonën zero, do t’i duhet të ndryshojë kjo lloj mendësie, sepse atëherë Ballkani Perëndimor do humbasë”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article