Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, gjatë një konference për shtyp në Samitin e Ministrave të Jashtëm, u pyet se pse ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ka një politikë “përkëdhelëse”.
Varhelyi tha se qëndrimi i tyre ka qenë i qartë dhe se autorët në sulmin në veri të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.
“Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë.
– Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës.
– Së dyti duhet të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër.
– Së treti, të gjithë ata autorët duhet të sillen para drejtësisë, ku autoritet serbe duhet tërësisht të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje”, tha Varhelyi.
Top Channel