Sulmi në veri të Kosovës, Varhelyi: Autorët të nxirren para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë me BE-në

1 year ago 13

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, gjatë një konference për shtyp në Samitin e Ministrave të Jashtëm, u pyet se pse ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ka një politikë “përkëdhelëse”.

Varhelyi tha se qëndrimi i tyre ka qenë i qartë dhe se autorët në sulmin në veri të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.

“Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë.

– Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës.

– Së dyti duhet të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër.

– Së treti, të gjithë ata autorët duhet të sillen para drejtësisë, ku autoritet serbe duhet tërësisht të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje”, tha Varhelyi.

Top Channel

Read Entire Article