Sulmi terrorist, Osmani takon opozitën

11 months ago 15
Reklamë
17:14 27/09/2023

Abdixhiku: Duhet unitet. Haradinaj: Rreziku vazhdon

Partitë opozitare i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentes Vjosa Osmani për t’u takuar dhe biseduar mbi situatën e krijuar në veri pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. I pari që ka shkuar në zyrën e presidentes ka qenë kryetari i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili detajet e takimit ku merrte pjesë edhe kreu agjencisë së inteligjencës së Kosovës, Petrit Ajeti, i ndau në rrjetet sociale.

“Jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore, veçmas ato të sigurisë e inteligjencës, në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia, si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve”.

Ish-kreu i qeverisë dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj tha pas takimit me Osmanin se rreziku për eskalim të situatës në veri sërish ekziston.

“Kjo që ndodhi tani është e pastër terrorizëm. Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla. Për shkak se rreziku vazhdon duhet që të bëjmë kujdes që edhe vendimmarrësit politikë ta kryejnë me sukses punën e vet”.

Haradinaj tha se një situatë e tillë është mjaft komplekse dhe se etapat që vijnë kërkojnë një koordinim të të gjithëve, përfshi këtu edhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare siç janë forcat e KFOR-it dhe EULEX-it.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article