“Sundimi i ligjit”/ Qarkullonte me pistoletë, arrestohet adoleshenti në Durrës

10 months ago 14

Balkanweb app Get it on Google Play

Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Me pistoletë me vete, në rrugët e qytetit të Durrësit, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit. Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i pajisur me armë zjarri, në lagjen nr. 13, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh ndërhynë menjëherë, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli fizik, 17-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article