Superbowl, gati për rekord të ri

7 months ago 9
Reklamë
18:02 30/01/2024

Bileta më e lirë për finalen e së dielës kushton 8 mijë Dollarë

Finalja e SuperBowl është gati për të dhuruar të tjera emocione. Mbrëmjen e së dielës, dy kampionët në fuqi të konferencave respektive, Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers do të përplasen për të kurorëzuar fituesin e edicionit të 58-të në histori. Përballje ku interesi për një biletë është i jashtëzakonshëm.

Për këtë sfidë, ku i ftuari mes pjesëve do të jetë artisti, Usher, bileta më e lirë për të qenë një nga 72,000 të pranishëm në ngjarjen sportive më të madhe të vitit është rreth 8,000 Dollarë. Për më tepër, tifozët duhet të shtojmë kostot e udhëtimit me fansat të cilët duhet të përballen me një rritje të biletave ajrore prej 20% në krahasim me tarifat normale për të shkuar në Nevada nga Kansas City dhe San Francisko.

Kjo do të jetë finalja e katërt për Chiefs, të udhëhequr nga qendërmbrojtësi Patrick Mahomes, në pesë vitet e fundit. Bilanci flet për ta, dy të fituar dhe një të humbur. Nga ana tjetër, San Francisko nuk ka arritur në finale që nga viti 2020, pikërisht kur humbën ndaj kundërshtarëve të kësaj fundjave. Titulli mungon në San Franciskos që nga viti 1994.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article