Superkupa e Europës/ Gasperini: Moment historik për Atalantan, Real Madrid skuadra më e mirë në botë

1 month ago 10
Reklamë

Atalanta ka hyrë në përgatitjet e fundit për sfidën e Superkupës së Europës, me bergamaskët që do të përballen me Real Madrid-in më 14 gusht.

Pak përpara kësaj sfide, trajneri Atalantas, Gian Piero Gasperini theksoi se momentalisht po mendon vetë që skuadra e tij të prezantohet sa më mirë, pasi përballë do të jetë skuadra më e fortë në botë.

“Ne duam të bëjmë një përshtypje të mirë kundër më të mirëve në botë.

Jemi në një moment të rëndësishëm për klubin tonë, pasi mendoj se ky është momenti më i mirë dhe i rëndësishëm në histori.

Në këtë ndeshje padiskutim që ne do të luajmë edhe për krenari.

Është diçka e jashtëzakonshme për këtë qytet të luajë kundër Real Madridit dhe për më tepër në finalen e Superkupës së Europës.

Mendoj se pak vite më parë diçka e tillë ishte e paimagjinueshme, por sot është një realitet dhe të gjithë jemi shumë krenar. Ne do të luajmë shanset tona” – tha Gaserini.

Atalanta triumfoi sezonin e kaluar në Europa League, me bergamaskët të cilët fituan në finale përballë Bayer Leverkusen duke koleksionuar trofeun e parë Europian në histori.

Read Entire Article