Superliga aplikon rregullat e Botërorit

1 year ago 18
Reklamë
23:40 08/08/2023

Shefi i arbitrave në FSHF, Jareci: Loja efektive risi në edicionin e ri

Minutat shtesë do të jenë të gjata edhe në Superligën shqiptare. Kjo do të funksionoje nga sezoni i ardhshëm në elitën e futbollit tonë, duke aplikuar kështu ‘trendin’ që u ndoq edhe në Kupën e Botës në Katar dhe Botërorin e femrave në Zelandën e Re dhe Australi. Shefi i sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci shprehet se arbitrave dhe asistentëve i janë dhënë disa instruksione lidhur me problematikat e edicionit të kaluar dhe mënyrën se si ata duhet t’i menaxhojnë gjatë këtij sezoni të ri.

“Të gjitha sekondat të cilat kanë qenë pjesë joefektive të lojës. Që do te thotë sekondat e humbura gjatë një goditje të lirë, sekondat e humbura gjatë një goditje nga këndi, gjatë një rivenie fundore, gjatë një penalltie dhe ajo që është më kryesorja minutat e humbura pas shënimit të një goli. Pra të gjitha këto do të numërohen dhe në fund të pjesës së parë dhe fund të pjesës së dytë do të kemi shtesa ashtu siç ndodh në çdo kampionat sot në Europë dhe në botë ose në evenimente më të mëdha.”

Kategoria Superiore pritet të nis më 26 Gusht.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article