Superliga Europiane gati padinë për UEFA

7 months ago 16
Reklamë
20:13 07/02/2024

Iniciatorët e projektit përllogarisin dëm financiar prej 3.5 miliardë Euro

UEFA pritet të përballet me një padi nga iniciatorët e Superligës së Europës. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, klubet që tentuan themelimin e turneut jo në varësi të organit drejtues të futbollit Europian kërkojnë kompensim për dëmet pasi penguan nisjen e kompeticionit të ri në vitin 2021. Përllogaritet që dëmi financiar të ketë kapur shifrën e 3.6 miliardë Eurove në total.

Shuma u përcaktua duke marrë parasysh një vonesë prej tre në fillimin e garës së re, për shkak të rregullave kufizuese dhe kërcënimeve të sanksioneve ekonomike që bllokoi lindjen e turneut në prill të vitit 2021.  Një projekt që më pas rifitoi fuqi, megjithëse me një format tjetër, pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, i cili vendosi pa mëdyshje pozicionin monopol të UEFA-s në organizimin e garave të futbollit në Evropë.

Gjykata u shpreh se UEFA mban një pozitë dominuese në tregun e garave të futbollit të klubeve në Evropë dhe ka abuzuar me atë pozicion duke miratuar statute që pengojnë efektivisht formimin e garave të reja dhe konkurrencën e tyre. Ekziston edhe një skenar i dytë, në të cilin pretendimi i dëmit miliarda Dollarësh mund të arrijë shifra të dyfishta, një skenar gjithsesi i lidhur me hipotezën se SuperLiga do funksiononte me tre divizione.

Një vlerësim është bërë edhe rreth të ardhurave nga biletat, pasi numri i ndeshjeve të garantuara është në fakt më i ulët për klubet pjesëmarrëse në UEFA Champions League, krahasuar me modelin e studiuar nga Superliga. Humbja në këtë aspekt përllogaritet në rreth mbi gjysmë miliardi Euro. Mbetet për t’u parë nëse UEFA do ta marrë parasysh këtë situatë pasi siç duket përplasja e radhës në dyert e gjykatave do të jetë e pashmangshme.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article