Superliga gati për duelet e Conference League, Vllaznia e Egnatia synojnë fitoren

1 year ago 27
Reklamë
15:16 11/07/2023

Superliga shqiptare përfaqësohet me 3 skuadra në fazën e parë kualifikuese të Conference League. Nënkampionët e vendit, Tirana ka pësuar shumë ndryshime në organikë këtë periudhë merkatoje, gjithsesi mbetet pretendente për të kaluar më tej përballë Dinamo Batumi.

Në kampin bardheblu janë të bindur për një rezultat pozitiv që në takimin e parë, në program për tu luajtur të enjten në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Takimi do nisë në orën 20:00 dhe shikon Tiranën si favorite për triumf.

Në orën 20:45, është radha e Vllaznisë për të treguar potencialin e saj në Europë. Shkodranët vijnë pas shumë ndryshimesh, mes të cilave edhe në stol. Skuadra e Memellit ka udhëtuar drejt Irlandës së Veriut për të kërkuar rezultat pozitiv në fushën e Linfield. Më herët, luan Egnatia, që bën edhe debutimin për herë të parë në Kupat e Europës. rrogozhinasit që vijnë pas një vendi të tretë dhe fitimit të Kupës së Shqipërisë kanë mision jo të pamundur për të thyer armenët e Ararat.

Këto sfida janë të rëndësishme për ekipet shqiptare, pasi vlejnë jo vetëm për moralin në fillim të sezonit të ri, por edhe për arkat, pasi një kalim turi në Europë do të përkthehej në prurje të shumta për financat e klubit.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article