Superliga premton emocione

1 year ago 73
Reklamë
15:43 18/09/2023

Skënderbeu sfidon Teutën, Laçi mat forcat në Derbin me Vllazninë

Humbja e pësuar me përmbysje përballë Tiranës ka ulur disi me këmbë në tokë Skënderbeun. Skuadra korçare sfidon në javën e katërt Teutën në transfertë, duel që vendos kundër njëra-tjetrës dy skajet e renditjes.

“Teuta ka cilësi. Jam i sigurtë që ata do të luftojnë fortë. Ishim përgatitur mirë në ndeshje. Edhe ne fitojmë me Dinamon, humbim me Tiranën, dmth këtu është skuadra nuk është një diferencë e madhe.”

Skënderbeu numëron 6 pikë në vendin e dytë, ndërsa Teuta ka grumbulluar vetëm 1.

Duel me tepër interes luhet edhe në Kurbin. Laçi pret Vllazninë në Derbin e Veriut. Shkodranët nuk njohin humbje në këto tre duele të para, teksa para gjejnë bardhezinjtë pas fitores me goleadë 6-1 kundër Teutës.

“Duke nisur nga kjo ndeshje apo edhe ajo që kaluam me Partizanin po hyjmë në një fazë të Kampionatit që realisht do të vijë dhe do të vështirësohet më tej.”

Të dy ekipet synojnë një vend në final-four për të synuar titullin në fund të sezonit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article