Surpriza edhe në Kupën e Ligës

10 months ago 19
Reklamë
15:41 02/11/2023

Newcastle eliminon kampionët e United, kualifikohen Chelsea dhe Liverpool

Surpriza dhuruan edhe takimet e Kupës së Ligës në Angli. Dy skuadrat favorite, Manchester United dhe Arsenal dështuan për tu kualifikuar më tej, me aventurën në kompeticionin 63-vjeçar që u mbyll në raundin e 1/8-ave. Kampionët në fuqi të turneut, United vazhdoj trendin e rezultateve negative edhe në këtë kompeticion. Skuadra e Ten Hag u eliminua nga Njukasëll. Qymyrxhinjtë fituan 0-3 në ‘Old Trafford’, teksa dominuan ndaj kundërshtarit, i cili pëson humbjen e dytë radhazi. Përpos eliminimit, United humbet edhe një element cilësor në ndeshjet e ardhshme si mesfushorin Casemiro. Ndërkaq, në raundin tjetër, Njukasëll sfidon Çelsin. Sulmuesi Armando Broja vazhdon rikuperimin tek ‘Blutë’, të cilët fituan pastër 2-0 ndaj Bllekbërn. Londinezët iu falën nga një goli për çdo pjesë për të kaluar më tej.

Humbje turpëruese pësoi Arsenali, në derbin londinez me Uest Hem. Çekiçët fituan 3-1 për të larguar nga gara një rival tepër të fortë për trofeun që në fund të sezonit të garanton biletën për në kualifikueset e Conference League. Në raundin çerekfinal, Uest Hem përballet me Liverpul. Gakpo dhe Nunez shënuan golat e kualifikimit të ‘The Reds’ ndaj Bërnemuth që pavarësisht tentativave nuk arriti të shkaktojë befasi dhe të shmang humbjen 2-1. Përballje e fortë në raundin çerekfinal të Kupë së Ligës konsiderohet edhe ajo mes Evertonit dhe Fulham, teksa sfida tjetër është mes skuadrës së Ligës Një, Port Vale dhe Midësbrou, e cila garon në Çempionship.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article