Sveçla denoncon Milan Radojçiçin e Listës Serbe

11 months ago 12
Reklamë
15:40 26/09/2023

“Serbia mendon se me sulme terroriste mund të ndryshojë situatën”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të reja, ku brenda Manastirit në Banjskë shihet i armatosur edhe me uniformë, Milan Radojiçiç, nenkryetari i Listës serbe. Sipas Sveçlës Radojçiç ka qenë udhëheqësi i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Kryekrimineli Radojçiç ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve. Aleksandër Vuçiç përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiç, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë.”

 Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, eshte pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, për Ditët e Zisë të shpallura nga Serbia dhe Lista Serbe, Sveçla tha se këto vendimarrje janë tashmë vulosja e autorësisë së sulmit të armatosur terrorist ndaj Kosovës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article