Sveçla publikon foton e njërit prej agresorëve në veri: Bojan Mijailoviç, truproja e shefit të BIA-s serbe

11 months ago 12
Reklamë
13:14 27/09/2023

Bojan Mijailoviç është një tjetër i identifikur nga banda kriminale serbe që sulmoi policinë e Kosovës në veri.

Bojan Mijailoviç në foton më poshtë:

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka publikuar foton e agresorit përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se Mijailoviç ka qenë truproja e shefit të BIA-s serbe Aleksandër Vulin, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë në 2013-ën.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiç. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviç, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.”

Sipas Sveçlës, në sulmin e së Dielës në veri të vendit është e përfshirë “këmbë e krye” shteti serb.

“Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiç, si nënkryetar i Listës Serbe dhe truproja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.

Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviçit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë.

Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin nuk është lënduar lënduar asnjë civil”, përfundon ministri./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article