Ministrit të Kosovës për Punët e Brendshme, Xhelal Sveçla, i është ndaluar hyrja në Serbi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri, i cili njoftoi se për shkak të ndalimit anuloi vizitën e tij në Luginën e Preshevës.
“Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Sveçla në rrjetet sociale.
Ministri i Brendshëm ka theksuar me tej se për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë, Kosova do të veprojë mbi parimet e reciprocitetit./vizionplus.tv