Sylvinho: Duhet të punojmë fort, përballja me fanellat e rënda na motivon

10 months ago 37
23:25 02/12/2023

Trajneri i kombëtares, Sylvinho tregoi emocionet e shortit të Euro 2024 për gazetarin, Blendi Fevziu. Për brazilianin, rivalët janë të fortë, por në fushë do të tentojnë për të marrë maksimumin. Sylvinho shpreson tek kalimi përtej fazës së grupeve.

Trajner jemi në një grup të hekurt në fazën finale? Çfarë mendoni? Cili është reagimi i parë?

Mendoj që e kemi merituar që të arrijmë deri këtu. Tani ndryshon, duhet të mendojmë për 3 kundërshtarët që janë me të vërtetë të fortë.

I prisje këto skuadra?

Nëse nuk janë këta. Janë Portugalia, Franca apo Gjermania. Janë të gjithë të fortë.

Po kishte edhe skuadra të tjera, ndoshta këto që vijnë nga play off. Spanja kampione e Botës, Italia kampione e Botës, Kroacia nënkampione e Botës. Jemi në një grup ku të gjithë do të shikojnë drejt Shqipërisë për të shkuar më tej.

Duhet të punojmë fort. Unë jam absolutisht i bindur që lojtarët janë të kënaqur. Duhet të luajmë ndaj kampionëve, ndaj fanelave të rënda, që të motivon.

Ne kemi patur gjithmonë fat me skuadra që zhvillojnë një futboll latin, si Spanja dhe Italia. Mendon se ndryshon gjë?

Unë mendoj se nuk ndryshon asgjë. Mendoj se duhet të punojmë shumë, pasi skuadra të forta dhe të shikojmë.

7 futbollistë të cilët luajnë në Serie A. Çfarë do të ndjejnë kur të përballen me Italinë?

Unë mendoj se do të jetë një atmosferë shumë e bukur. Pasi kemi siç e the 7 lojtarë të cilët luajnë atje. Pastaj ka një marrëdhënie të mirë mes Shqipërisë dhe Italisë, mendoj se do të jetë bukur.

E njeh mirë Spanjën dhe Italinë. Po Kroacinë?

Si jo. Është një ekip i fortë.

Të intervistuan televizione spanjollë dhe italianë. Çfarë mendonin?

Ata na përgëzojnë përgëzojnë që jemi këtu. Unë nuk thashë asgjë, jemi të qetë. Të shikojmë çdo të ndodhë.

Ne jemi të qetë në këtë grup? Por normalisht thua që je i qetë. Vetëm thua kështu apo me të vërtetë je i qetë?

Jam i kënaqur. Të jesh këtu është shumë e bukur. Deri këtu kemi bërë shumë mirë. Duhet të provojmë me forcat tona. Nuk është se do të shkojmë të luajmë thjeshtë 3 ndeshje. Duhet ta provojmë me Italinë, Spanjën apo Kroacinë që është shumë bukur.

Jemi përballur vetëm në një edicion në ndeshje zyrtare me Italinë. Kemi parë gjithmonë kampionatin italian. Kjo do të thotë që do të jetë një emocion i madh për shqiptarët?

Unë mendoj që po. Do të jetë një ndeshje e bukur.

Çfarë mendon për tifozët e Kombëtares? Do të luajmë në 3 qytete ku ka prani të madhe të shqiptarëve.

Do të jetë e rëndësishme dhe e bukur për ne.

Do të jetë rëndësishme?

Natyrisht ka shumë shqiptarë aty jashtë.

Ke një mesazh për mbështetësit e Kombëtares?

Natyrisht. Ju presim të gjithë në stadium, me të gjithë mbështetjen që na keni dhënë gjithmonë në Tiranë.

Tv Klan


Read Entire Article