Sylvinho: Me Gjeorgjinë meritonim barazimin! Trajneri i kuqezinjve vlerëson rivalin: Pas golit ndryshoi ndeshja

1 week ago 43
Reklamë

Shqipëria dështoi në tentativën për fituar ndeshjen e dytë të ligës së kombeve kundër Gjeorgjisë.

Humbja minimale 1 me 0 në Tiranë zhgënjeu jo vetëm ekipin, por veçanërisht tifozët, sidomos ata që kishin mbushur plot e përplot stadiumin.

Rivalët tanë konfirmuan momentin e tyre të shkëlqyer teksa kishin mundur pak ditë më parë edhe Çekinë 4 me 1.

Në raport me suksesin kundër Ukrainës, këtë herë  peshoi pikërisht sakrifica e madhe edhe në aspektin fizik në duelin e para disa ditëve në Pragë.

Gjeorgjianët më shumë sesa në emra lojtarësh dhe cilësi loje, na dominuan fizikisht duke pasur një ritëm tjetër në raport me kuqezinjtë.

Ata që janë në fakt lojtarët tanë më të mirë Bajrami, Asani, Asllani e Manaj ishin në një ditë jo të mirë, çka u dëshmua në faktin që për 90 minuta nuk goditëm asnjëherë portën mike. Edhe pse në pjesën e parë u përpoqën të ishim agresiv, më afër portës kundërshtare, por tentativat shkuan jashtë.

Në të dytën sidomos pas minutës së 60 me konsumin e madh fizik, gjeorgjianet guxuan më shumë, nisën dominimin, ndonëse goli ishte një zgjidhje perfektë personale e Kocorazhvilit, absolutisht ndër më të mirët në fushë.

Trajneri Silvinjo tha pas ndeshjes se nuk ndjehet i shqetësuar pasi kjo ndeshje sipas tij ishte për barazim.

“Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë. U bë ndeshje shumë taktike. Në fakt tek goli ndryshoi pak pak ndeshja, pasi sipas meje të dyja skuadrat bënë mirë për barazimin”, tha Sylvinho.

Më pas një përgjigje polemizuese për të gjithë kritiket.

“Sa herë shihet një ndeshje e fitohet, thuhet nuk bëj asgjë, por po humbe”, tha Sylvinho.

Për Silvinjon kjo ishte humbja e parë në stadiumin tonë kombëtar pasi më heret kishte marrë 4 fitore dhe një barazim, pa pësuar madje asnjë gol. Shqipëria kthehet në fushë në duelin e tretë kundër Çekisë në transfertë më 11 tetor.

Read Entire Article