Sylvinho nis turin në Europë, stafi teknik zhvillon takime me futbollistët kuqezinj

7 months ago 26
Reklamë
19:16 29/01/2024

Trajneri Silvinho dhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Dorival kanë nisur një tur në Europë për t’u takuar me futbollistët që aktivizohen në kampionatet kryesore. Stafi kuqezi ka filluar nga puna për t’u përgatiur për kampionatin europian “Gjermani 2024” që zhvillohet në verë.

Më datën 26 janar, Silvinho dhe Doriva ishin në stadiumin “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht-Mainz.

Pjesë e Mainzit është talenti me origjinë shqiptare Brajan Gruda, i cili ka qenë pjesë e ekipit zinxhir të Gjermanisë që nga U-15. Ndërsa tek Eintraht luan Simon Simoni. Asnjë prej futbollistëve nuk ishte në fushë gjatë sfidës.

Në Itali, u bashkua edhe Pablo Zabaleta e stafi zhvilloit takime me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Serie A. U diskutua për gjendjen e kuqezinjve, grumbullimin e radhës, sfidat miqësore dhe për kampionatin europian “Gjermani 2024”.

Pritet që turi i Silvinho-s të vazhdojë edhe në Spanjë dhe Turqi, ku aktivizohen lojtarët kuqezinj.

FSHF njofton se braziliani së bashku me ndihmësit e tij janë në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët e përfaqësueses shqiptare.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article