Tabaku: Raporti konfirmon shqetësimet e opozitës

11 months ago 15
15:44 09/11/2023

“Komisionet Hetimore, e drejtë kushtetuese e pakicës”

Në leximin që i bën progres-raportit për Shqipërinë, opozita thotë se dokumenti i Komisionit Europian për vitin 2023 konfirmon shqetësimet e drejta të pakicës për mungesën e lirisë në parlament.

“Puna për të ngritur komisione hetimore nuk duhet penguar, siç thotë edhe progres raporti. Kemi një ligj ekzistues. Fokusi sot duhet të jetë, përveç diskutimit në parlament dhe refuzimeve të propozimeve të opozitës, duhet të jetë një reflektim për atë që progres raportoi publikoi”, tha Jorida Tabaku.

Ndryshe nga mazhoranca për demokratët progres-raporti nuk evidenton përmirësim në të gjitha fushat.

“Qeveria prej 1 viti nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Në të gjitha fushat kryesore nuk ka përmirësim”, u shpreh ajo.

Sipas opozitës dokumenti 144 faqe i prezantuar të mërkurën kritikon gjithashtu edhe punën e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore që është kthyer në shkakun kryesor të konfliktit politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Komisioni Europian i bën thirrje palëve të përfshihen në një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article