Tabela e rënditjes në Lojërat Olimpike/ SHBA ja kalon Kinës, ja vendet e Shqipërisë dhe Kosovës (Foto)

1 month ago 7
Reklamë

SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, pra gjithsej i kanë 126 medalje të fituara.

Deri në finalen e fundit, e para ishte Kina sa i përket të artave, me 40 të arta, 27 të argjendta e 24 të bronzta, duke përfunduar e dyta prej vendeve më të suksesshme. Kina fitoi 91 medalje gjithsej.

Japonia është e treta me 20 të arta dhe 45 medalje gjithsej, ndërsa pas tyre ishte Australia që fitoi 18 të arta e 53 medalje gjithsej, një rekord për këtë shtet.

Franca, renditet e pesta me 16 të arta dhe 64 medalje gjithsej. Pasojnë Holanda, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Italia e Gjermania.

Kosova është e 73-ta me një të argjendtë e një të bronztë, ndërsa Shqipëria ndan pozitën e 80-të me dy të bronzta.

Read Entire Article