Takimi me pensionistët/ Rama: Po shohim mundësinë për uljen e çmimit të energjisë elektrike

2 hours ago 17

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Korça, atje ku zhvilloi takimin e rradhës me pensionistët ku diskutoi mbi skemën e pensioneve, në kuadër të një bashkëbisedimi që ka nisur prej disa javësh në qendrat e qarqeve, se po studiohet mundësia e uljes së çmimit të energjisë elektrike.

“Jemi duke studiuar edhe një ulje të çmimit të energjisë. Ajo që kam kërkuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është që pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje, sado të vogël. Po bëjmë një studim si afekton kjo. Por duke qenë se ekonomia është në një rrugë të mbarë dhe shpresoj mos kemi larg qoftë ndonjë situatë që kemi kaluar”, tha Rama.

Ai theksoi se rritja ekonomike është goxha e qëndrueshme, prandaj është koha të bëjmë këto diskutime dhe prandaj është koha që të fillojmë që nga kjo rritje ekonomike pensionistët të përfitojnë.

50289a63 87c0 44da A73a Ed33d08fa3f550289a63 87c0 44da A73a Ed33d08fa3f5

“Këtu duam të fusim edhe një koncept tjetër, që kur rritja ekonomike e parashikuar kapërcehet atëherë për cdo përqindje të rritjes ekonomike që është mbi parashikimin pensionistët të jenë përfituesit e parë”, tha Rama.

Një nga të pranishmit e pyeti Kryeministrin lidhur me mundësinë e ngrohjes me gaz, ndërsa Rama tha se “Korça do jetë zona e parë që do ngrohet me gaz”

“Sa i takon gazit, do shkojmë me Nikon në Azerbajxhan, sepse projekti është në fazë të avancuar, financimi është i garantuar dhe do shkojmë për ti dhënë një shtysë që të fillojë të zbatohet.

Korça do jetë zona e parë që do ngrohet me gaz. Kjo do impaktojë patjetër xhepin pozitivisht”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article