VIDEO/ 13 viktima, publikohen pamjet e rënda kur struktura e betonit bie sipër qytetarëve në stacionin në Serbi

2 hours ago 25

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Novi Sad të Serbisë. Një pjesë e çatisë në një stacion hekurudhor u shemb duke lënë të vdekur 13 persona.

Sakaq, në meidat vendase është publikuar momenti kur struktura e betonit shembet dhe bie sipër qytetarëve, disa prej të cilëve po qëndronin ulur në sotlat e stacionit.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 11:00 me kohën lokale. Në kërkim u përfshinë rreth 80 ekipe shpëtimi nga i gjithë vendi, duke përdorur makineri të rënda.

Ndërtesa e stacionit hekurudhor u rinovua në vitin 2021 dhe u rinovua sërish këtë vit.

Kryeministri Millosh Vuçeviç tha se do të mbajnë përgjegjësi të gjithë personat, të cilët duhet të merreshin me mirëmbajtjen e ndërtesës, e cila u ndërtua në vitin 1964.

Vuçeviç tha se e premtja ishte një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

“Kjo është një tragjedi e madhe, e tmerrshme për Novi Sadin dhe për të gjithë Serbinë,” shtoi ai, duke dërguar ngushëllime për familjet e viktimave.

Qeveria e shpalli të shtunën ditë zie./vizionplus.tv

Read Entire Article