Takimi me Ramën/ Erdogan: Konfirmuam vendosmërinë për të ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet Turqi-Shqipëri

7 months ago 13
19:06 20/02/2024

“Objektiv që volumi tregtar të shkojë 2 miliardë Dollarë”

Në një deklaratë të përbashkët për mediat me kryeministrin Rama, Presidenti turk Erdogan u shpreh se në këtë takim konfirmuan vendosmërinë për të ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet Turqi-Shqipëri. Erdogan shtoi se objekti është që volumi tregtar mes dy vendeve të shkojë 2 miliardë Dollarë.

“Bashkëpunimi jonë vazhdon të zhvillohet. Sot, në mbledhjen e parë, konfirmuam vendosmërinë për të ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet tona. Theksova rëndësinë që i jep Turqi rritjes së mirëqenies së popillit shqiptar. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë Dollarë, objektivi është që të shkojë 2 miliardë Dollarë. Kam besim se do ja arrijmë kësaj shifre në një kohë shumë të shkurtër. Më shumë se 600 firma turke kanë punësuar mijëra shqiptarë në mbështetje të ekonomisë vendase. Do të vazhdojmë të punojmë për të rritur invesimet. Do të vazhdojmë me projektet tona përmes agjencisë TIA. Marrëveshja që nënshkruan, do të forcojë dhe më shumë bashkëpunimin tonë.”

Gjatë fjalës së tij, Erdogan tha se pjesë e diskutimit me Ramën ishte edhe organizata FETO, për të cilën u shpreh kështu: Pjesë e axhendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të Shqipërisë, e cila vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që kjo të arrijë objektivat e saj dhe shikojmë që edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falenderoj për kontributit që ka dhënë Fondacionit Turk që vazhdon aktivitetin e arsimit në Shqipëri. Ne kemi bindje se ky kontribut do të vazhdojë dhe periudhën e ardhshme.

Presidenti Erdogan i kujtoi kryeministri Rama premtimin që i dha për ndërtimin e spitalit të Fierit për një kohë shumë të shkurtër teksa shtoi se do të vazhdojnë që ta menaxhojnë bashkë.

“Në Janar 2021 dhamë premtimin se do të ndërtonim brenda 3 muajve një spital në Shqipëri. Vendosëm bast dhe ne e mbajtëm fjalën dhe për 3 muaj e ndërtuam spitalin e miqësisë në Fier. Do të vazhdojmë ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe këtej e tutje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit shqiptar.”

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article