Takimi në Spanjë për zgjerimin, ministrat evropiane diskutojnë afatet dhe reformat

1 year ago 11
10:15 28/09/2023

Në takimin jozyrtar të ministrave evropianë për çështjet e përgjithshme në qytetin Murcia në Spanjë po diskutohen reformat që duhen kryer brenda BE-së për zgjerimin e familjes evropiane deri në 36 shtete anëtare.

Ende nuk është e qartë nëse do të mbështetet ideja e presidentit të KE-së, Charles Michel, për të vendosur si afat pranimi me të drejta të plota në BE të shteteve ballkanike vitin 2030 pasi paraprakisht disa shtete evropiane janë kundër vendosjes së afateve për këtë proces.

Diskutimet zhvillohen në sfondin e takimit jozyrtar të krerëve të shteteve dhe qeverive te BE-se që do të zhvillohet në qytetin spanjoll të Granada-s në 5-6 Tetor, ku zgjerimi do të jetë gjithashtu në qendër të vëmendjes.

Fokusi kryesor do të jetë nevoja për t’u përgatitur për reformat e brendshme për një BE me 36 shtete anëtare si dhe në të njëjtën kohë, për të forcuar mbështetjen për shtetet kandidate në BE.

Kjo çështje përbën bazën për përgatitjen e Axhendës së re Strategjike të BE-së, e cila do të miratohet në vitin 2024 nën presidencën belge.

Takimi jozyrtar ministror në Murcia do të përbëhet nga një seri tryezash pune nën drejtimin e Komisionerit për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi.

Ministrat evropiane po diskutojnë ndikimin e zgjerimit në politikat e BE-së,  konceptin e integrimit gradual  se si të afrohen vendet kandidate me BE-në gjatë procesit të gjatë të anëtarësimit dhe çështjet institucionale që duhet të reformohen për ta bërë BE-në të përshtatshme për zgjerimin e ardhshëm.

Ende nuk është e qartë nëse do të mbështetet ideja e presidentit te KE-se Charles Michel për të vendosur si afat pranimi me të drejta të plota në BE të shteteve ballkanike vitin 2030 pasi paraprakisht disa shtete evropiane janë kundër vendosjes së afateve për këtë proces.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article