Talenti nën pronësi të Barcelonës, Vitor Roque pëson lëndim të rëndë në Brazil – largohet me barelë

11 months ago 15
Reklamë

Vitor Roque ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të Atletico Paranaense ndaj Internacional në ndeshjen e Superligës së Brazilit.

Atletico Paranaense fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Internacional në ndeshjen e javës së 24-të të zhvilluar para tifozëve vendas.

Megjithatë, vendasit pësuan një humbje tjetër të madhe.

Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar, Vitor Roque, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e tetë.

🇧🇷 Bad injury for Vitor Roque tonight… pic.twitter.com/1DSqfrDbZ9

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 21, 2023

Sulmuesi 18-vjeçar nën pronësi të Barcelonës u dëmtua pas një ndërhyrje të kundërshtarit Nicolas Hernandez.

Sipas mediave braziliane, ky dëmtim pritet ta mbajë sulmuesin brazilian jashtë fushave për së paku tre muaj.

Roque parashihej që të transferohej te Barcelona në janar të vitit 2024, por ky lëndim mund t’ia shtyjë kalimin së paku deri në verë. /Telegrafi/

🚨🎖️| BREAKING: Vitor Roque could be out for at least 3 months. [@fansjavimiguel] #fcblive pic.twitter.com/UqM0SJZATI

— BarçaTimes (@BarcaTimes) September 21, 2023

Vitor Roque’s injury, which reports say could keep him out for 3+ months. pic.twitter.com/DoUJvqMpXE

— BarçaTimes (@BarcaTimes) September 22, 2023

Read Entire Article