“Tani nis beteja!”/ Berisha paralajmëron bojkot nga Kuvendi? Ish-kryeministri: Rama na ka përjashtuar, por ne do t’i përgjigjemi me çdo formë

1 year ago 9

Balkanweb app Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas seancës së posaçme në kuadër të vizitës së Presidentit kroat, Zoran Milanoviç.

Ndërsa falënderoi presidentin kroat, Berisha u pyet nëse do të ai dhe deputetët e opozitës që e mbështesin, do të bojkotojnë Kuvendin dhe nëse do të ketë protesta.

Berisha tha se tani do të nisë beteja e vërtetë dhe se Rama do të marrë përgjigjen e merituar.

“Ka dëshmuar ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve, Kosovës, por edhe të shtetarit në respekt të ligjit. Përshëndesim vizitën dhe e garantojmë Kroacinë se për ne marrëdhëniet me këtë vend mik janë një përparësi e padiskutueshme në marrëdhëniet tona në rajon dhe më gjerë.

Opozita defakto është përjashtuar nga Parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me Kushtetutën i takon të përmbushe detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë. Por me vendimet antikushtetuese të Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori, të emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës… ndaj opozita do fillojë qëndresën e saj në Parlament, me të gjitha mjete e mundshme civile dhe do përshkallëzojë këtë, dhe armiqësisë së Ramës, do t’i përgjigjet në mënyrën e duhur.

Tani nis beteja tamam!”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article