Tatimi për profesionet e lira/ “Dispozitat tranzitore nuk janë menduar mirë”, Haxhi: Nuk ka shkelje të barazisë

6 months ago 14

Eksperti i ekonomisë dhe ish-Zëvendësministër i Financave, Elton Haxhi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me tatimin për profesionet e lira.

Haxhi u shpreh se nuk sheh një shkelje të barazisë me këtë tatim, por përkundrazi një vënie përpara barazisë të një pjese të shoqërisë.

Megjithatë ai u shpreh kritik për dispozitat tranzitore për këtë tatim, duke thënë se nuk ato nuk janë menduar mirë dhe duhet të rishikohen.

“Nuk shoh ndonjë shkelje barazie këtu. Përkundrazi është një vënie përpara barazisë i një pjese. Për motive sociale, elektorale, një pjesë nuk është futur në regjimin tatimor që është për të gjithë. Unë shoh problem vetëm te dispozita tranzitore. Ato nuk janë menduar mirë, kanë krijuar problematika. Me parapagime mbi nivelin normal që duhet të ishte sipas ligjit, të cilat vitin e ardhshëm do rezultojnë në detyrime të mbi paguara. Logjika e ligjit është të parapaguash një detyrim që është i pritshëm, por kur ti e di që 30% është e tepër do ishte mirë që të rishikoheshin këto dispozita tranzitore u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article