Taulant Seferi ‘emigron’ drejt Emirateve Arabe

1 year ago 26
Reklamë
13:15 22/07/2023

Sulmuesi huazohet te Baniyas në Abu Dhabi për shifrën e 900 mijë eurove

Një sezon ka zgjatur aventura në Ukrainë e Taulant Seferit. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë është zyrtarisht pjesë e Baniyas në Adu Dhabi. Pasi bëri një edicion të shkëlqyer në Ukrainë, duke shënuar 13 gola në 28 ndeshjet që luajti që në sezonin e parë me Vorskla Poltavën sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do e vijojë karrierën në Emiratet e Bashkura Arabe.

Lojtari nga Kumanova do të jetë pjesë e skuadrës së FC Baniyas në Abu Dhabi. Seferi është huazuar për një sezon me të drejtë blerje, teksa huazimi i ka kushtuar rreth 900 mijë euro. Në rast se klubi do bindet nga cilësitë e 26-vjeçarit, klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe do shfrytëzonte mundësinë për blerjen e kartonit.

Futbollisti nga Kumanova ka një karrierë të pasur, pasi ka dalë nga Rabotnicki, më pas u transferua në Zvicër tek Young Boys. Pas eksperiencave dhe me Xamax, Winterthur, Seferi kaloi tek Tirana ku fitoi dhe titullin kampion. Vorskla pagoi 500 mijë dollar për të, 26-vjeçari shënoi 13 gola, duke u renditur dhe shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article