”Tavani i sallës së operacionit ra pas shpërthimit”, rrëfimi dramatik i mjekut nga spitali që u sulmua në Gaza

1 year ago 8

Dr Ghassan Abu-Sittah ishte duke punuar në spitalin Al-Ahli të Gazës kur u trondit nga një shpërthim të martën mbrëma.

Kirurgu nga veriu i Londrës tha se tavani i sallës së operacionit “na ra” teksa po kryente një procedurë.

Dr Abu-Sittah i kishte thënë më herët BBC-së se kishte punuar çdo ditë deri në orën 1 të mëngjesit në kushte të rënda, me fëmijë që përbëjnë 40% të pacientëve që ai ka parë.

Ai shtoi se burimet po mbaronin shpejt, po ashtu edhe uji.

Ushtria izraelite mohoi përgjegjësinë për bombardimin e spitalit të Gazës, ku mbetën të vdekur 500 persona.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se bazuar në informacionin e inteligjencës, një raketë e dështuar e Xhihadit Islamik Palestinez shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës.

Read Entire Article