Taylor Swift shtyn koncertin në Rio de Zhaneiro, shkak vdekja e fanses së saj

11 months ago 45
09:35 19/11/2023

Taylor Swift ka shtyrë një koncert që do të mbante në Rio de Zhaneiro të shtunën, pasi një fanse vdiq para shfaqjes së saj.

Sipas organizatorëve, 23-vjeçarja Ana Clara Benevides Machado kishte kërkuar ndihmë në stadium ku po prisnin fansat e Swift, pasi nuk ishte ndjerë mirë. Ajo u transferua në spital, por ndërroi jetë një orë më vonë. Sipas gazetës braziliane “Fohla De Sao Paolo”, shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiorespirator.

Ndërkohë, artistja Swift bëri të ditur lajmin e shtyrjes së koncertit të saj përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, kolegëve interpretues dhe ekuipazhit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para. Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të thyer, them se humbëm një fanse sonte para shfaqjes sime.

Vendimi erdhi pasi mijëra njerëz ishin mbledhur në stadium teksa prisnin shfaqjen si pjesë e turneut të Swift.

Në foto: Fansat e Swift të strehuar nga vapa përpara koncertit të shtyrë të Swift

Brazili po përjeton një valë të nxehti të paprecedentë, duke shkaktuar alarme shëndetësore. Autoritetet paralajmëruan për rrezikun për jetën pas temperaturat shënuan rekorde, prej 59.3 gradë Celsius të premten e ndjekur nga 59.7 gradë Celsius të shtunën.

Shfaqja e yllit të popit amerikan, Taylor Swift, do të mbahet të hënën e 20 Nëntorit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article