Të enjten shorti i “Copa America”

10 months ago 7
18:41 05/12/2023

Në SHBA verën e 2024 do të organizohet eventi futbollistik, ku do të garojnë 16 kombëtare

“Copa América” mbledh së bashku kombëtaret më të mira të Amerikës së Jugut, që luftojnë për të fituar titullin kampion të kontinentit.

Turneu zakonisht përfshin dhjetë përfaqësueseset e konfederatës amerikano-latine të futbollit, përveç dy ekipeve të tjera të ftuara. Por formati do të jetë ndryshe për edicionin e vitit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë gjithsej 16 kombëtare.

Për herë të tretë në historinë 108-vjeçare të “Copa América”, turneu i vitit 2024 do të mbahet jashtë Amerikës së Jugut.

Eventi do të luhet në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa shorti do të hidhet në Miami më 7 Dhjetor.

Përveç 10 kombëtareve amerikano-latine do të marrin pjesë në event edhe Panamaja, SHBA, Xhamjaka dhe Meksika.

Ndërsa për dy vendet e fundit do të garojnë Kanadaja, Trinidad Tobako, Kosta Rika dhe Honduras.

Përfaqësueset do të dahen në 4 vazo, me ekipet më të forta në atë nr 1. Në total, do të jenë 4 grupe me nga 4 ekipe. Kupa e Amerikës do të luhet nga 20 Qeshori deri në 14 Korrik.


Të ngjashme

Read Entire Article