“Të gjithë rusët në një shtet” dhe “të gjithë serbët në një shtet”, do të luftohet nga NATO

9 months ago 34

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi, duke folur për rolin e shtetit të Rusisë, thotë se kjo e fundit po e tërheq zvarrë Serbinë, ndërsa po përpiqet të realizon interest e saj të luftës në Ukrainë.

Sipas Mulliqit, nëse Kosovën do e shihte si të rëndësishme, Rusia nuk do të ishte tërhequr nga Aeroporti i Prishtinës.

“Rusia e cila është bërë katalizator lufte në Evropë, është bërë litarë në qafë e cila po e tërheqë zvarrë Serbinë. Përmes kësaj të fundit Rusia po përpiqet të realizon interesat e saja të luftës në Ukrainë. Nëse Kosova do të ishte e rëndësishme për Rusinë, ajo nuk do të ishte tërhequr nga Aeroprti i Prishtinës Adem Jashari, ku ishin spostuar forcat ushtarake ruse në kuadër të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare. Ajo për të mbajtuar Serbinë e pa liruar nga shovenizmi  serbomadh, po mbanë peng dhe ka koncentruar bazen ushtarake në Nish, të kamufluar si qendër humanitare, nga i cili qytet edhe po i kërcënon rajonin e Ballkanit. Serbia e Vuqiqit po mban lidhje më Rusinë, Iranin, Kuben, Kinën e Hungarinë”, vlerëson ai.

Image

Skender Mulliqi

Ai thotë më tutje se, ‘diktatori rus, Vladimir Putin, që 23 vite është duke sunduar popullin rus, të cilin e ka mbytë në të gjitha aspektet, dhe po dëshiron në këtë vorbull ferri ta mbytë edhe Evropën demokratike’.

“Edhe ky regjimi i Vuqiqit si Millosheviqi dikur, ka vu në shënjester Kosovën dhe të ardhmen e saj. Ata duhet ta dinë se Kosova është një betejë e humbur përgjithmonë. E humbën luftën në vitin 1999, më të drejtë, se Kosova ishte aneksuar pa të drejtë nga Jugosllavia e Titos. Sigurisht së karta për Kosovën, është e dobishme për regjimin autokratik të Vuqiqit, për të mashtruar masën. Ky shtet më hipotekë të gjenocidit, e dinë mirë, se me këtë qëndrim shovenist, pa e njohur pavarësinë e Kosovës nuk ka mundësi të inkudrohet në BE. Ai po mbanë lidhje më Evropën për të përfituar materialisht, së fatin e ka lidhë më Rusinë dhe as që ka guxim të shkëputet nga ndikimi i politikës të diktatorit, Vladimir Putin”, vlerëson ai. 

Analisti Mulliqi thotë poashtu se, në Serbi, shteti është mafioz e terrorist, ata janë bërë bashkë pas zgjedhjeve dhe duan të qeverisin sa më gjatë, më retorikën luftënxitëse ndaj shteteve fqinje e Kosovës.

“U bënë bashkë ata të cilët i lidh dhuna e viteve të 90 të shekullit, të kaluar, që këtë dhunë mundësisht ta vazhdojnë edhe në këtë fillim shekull, për ta rrumbullaksuar projektin e lënë në gjysmë nga Millosheviqi për Serbi të Madhe. Regjimi kontrollon median dhe e përdor atë si një makinë propagande. Po thuaj  të gjitha mediat, janë të tyret. Radikalët e Sheshelit veprojnë për të krijuar kaos në rajon. Gjithë ditën shikojnë dhe bëjnë plane lufte se si të destabilizojnë rajonin. Kësaj garniture famëkeqe në Serbi, BE, ishte dashur më në fund t’ia heq stolin, ku është ulur Vuqiq, t’ia heqin stolin e inkuadrimit  në këtë strukturë evropiane, nga e cila po përfiton donacione të mëdha”, nënvizoi ai.

Poashtu, thotë se Serbia ka zgjedhur anën e agresionit, duke mos e sanksionuar Rusinë më rastin e invazionit ushtarak në Ukrainë, të kërkuar nga BE dhe Amerika.

“Presidenti serb, çdo ditë po merret më teoritë e mashtrimit, dezinformatave, duke proklamuar qëndrime proruse, duke bërë propagandë anti perëndimore. Në këtë drejtim Vuqiqit po i dalin në krahë Kisha Ortodokse Serbe, dhe shumë intelektual. Shembulli i kësaj, është projekti shtetëror “të gjithë serbët në një shtet”, i cili projekt  së bashku më projektin rus “ të gjithë rusët në një shtet” do të dalin humbës, për autokratët Putin dhe Vuqiq. Nuk do të lejohen të realizohen këto dy projekte fashiste nga aleanca më e fortë ushtarake në botë, ajo e NATO-së”, vlerëson ai.

Read Entire Article