Të hënën buxheti, Berisha: Beteja në Kuvend s’ka kthim

11 months ago 13
21:28 17/11/2023

PD këmbëngul për ngritjen e komisioneve hetimore

Demokratët janë të vendosur që të bllokojnë edhe seancën e të hënës kur është lajmëruar të shqyrtohet projektbuxheti i vitit të ardhshëm. Vendimi është marrë nga grupi parlamentar demokrat që u mblodh këtë të premte, por Sali Berisha zgjedh të mos zbulojë detaje mbi metodat që do të ndërmarrin për të mos lënë shumicën që të vazhdojë rrjedhën normale të parlamentit.

Ndërkohë vazhdojnë të këmbëngulin se kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, ndryshe nga çfarë thotë shumica, janë të drejta.

Oerd Bylykbashi në daljen e tij lexoi 8 vendime të kësaj gjykatë që legjitimojnë të drejtën e pakicës për të nisur hetim parlamentare për çështjet që mendojnë se ka shkelje nga ana e institucioneve dhe funksionareve shtetëror.

“Kushtetuta e përcakton fare qartë, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij është i detyruar të caktojë komision hetimor.”

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article