“Të kënaqur nga kjo mbledhje”| Rama: Miratuam planin e veprimit, nuk jemi nxituar me anëtarësimet e reja

8 months ago 13
16:45 11/02/2024

Pas 5 orëve mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli në një prononcim për gazetarët.


“Se di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun me furi, por nuk rrodhi gjë brenda. Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta me shumë anëtarë dhe ka qenë mbledhje pune dhe ka ballafaqime me fakte, ballafaqime me opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar, ka shqetësime nga organizata të ndryshme, nga zgjedhës që e kanë votuar ose jo PS dhe të gjitha këto janë diskutuar. Nëse flasim për kritika atëherë do thosha ka pasur një qasje vetëkritike nga ne të gjithë, duke filluar nga unë. Mos i besoni shumë mënyrës së si rrjedhin gjërat sepse duhen verifikuar. Jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje sepse kanë dalë shumë ghjëra për të marrë parasysh, kemi miratuar dhe planin e veprimit 15 Shkurt deri më 15 Mars kur fillojnë zgjedhjet në të gjithë organizatën tonë politike. Më 16 Mars do të rimbledhim Asamblenë në Durrës dhe pastaj do rihyjnë në proces për zgjedhjet që parashikohet të përfundojnë më 15 Prill, më pas do kemi zgjedhjet e delegatëve të Kongresit në Qershor. Jemi në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore deri më tani.”

Sa i takon anëtarësimeve të reja në parti, ai tha se është një proces që do të konkretizohet muajt në vijim.

“Kemi konstatuar me kënaqësin që sot kemi pasur mbi 55 mijë anëtarë të PS, një sërë problematikash të lidhura me organizimin, me komunikimin me të gjithë anëtarët duke pasur parasysh se ka pasur lëvizje demografike. Do shohim në fund të procesit sepse nuk jemi nxituar me anëtarësimet e reja, na është dashur një skanim objektiv i situatës në territor. Ndërkohë kemi para fazën kur do merremi konkretisht edhe me anëtarësimet e reja.”

Më herët u raportua se ai ka pasur rezerva për rezultatet në Kavajë, Shkodër e Fier. Këto pakënaqësi i cilësoi të nevojshme për të vazhduar me punën e përbashkët.

“Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë dhe PS sepse ajo më ka çuar përpara dhe pa pakënaqësi nuk kemi më asgjë për t’i dhënë këtij vendi. Shyqyr që kemi pakënaqësi sepse po ramë në vetëknaqësi atëherë ne s’kemi më funksion.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article