Pak më parë Prokuroria ka dërguar policisë ekzekutimin e vendimit të Apelit për Ervin Salianjin.
BalkanWeb ka zbardhur dokumentin, ku thuhet se Kuvendi duhet të marrë masat për zbatimin e vendimit penal ndaj deputetit të PD.
Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Kuvendi pritet të konstatojë faktin dhe të interpretojë Kushtetutën, duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Kuvendi më tej njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar, vakancë që do të plotësohet referuar listës shumëemërore të dorëzuar në 20121 nga PD për të njëjtin qark.
Kjo është hera e parë në 34 vite që një deputet i Kuvendit dënohet me burg.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb