Te Milan shënojnë afrimet e verës

7 months ago 31
Reklamë
19:09 27/01/2024

Gati gjysma e golave vijnë nga këta futbollistë

Tek Milan afrimet e merkatos së verës kanë dhënë rezultat.  Pikërisht 24 nga 51 golat e relizuar deri më tani në të gjithë aktivitet e sezonit 2023-2024 janë realizuar nga përforcimet.

Praktikisht gati gjysma e golave vijnë të ardhurit e fundit. Mjaton të përmenden Loftus-Cheek, Jovic apo Okafor, të cilët janë ambientuar menjëherë me futbollistët e tjerë të Milan.

Edhe te pasimet për gol 13 nga 38 vijnë nga lojtarët e verës. Ky rezultat është arritur nga cilësia individale e tyre, roli i lojtarëve dhe aftësia e trajnerit Pioli që t’i shfytëzojë maksimalisht.

Milan është në vendin e tretë në kampionat, ndërsa aventurën Europiane do ta vijojë në Europa League.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article