Të paktën 68 persona u vranë nga një sulm izraelit në Gaza qendrore, ka thënë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Sipas shifrave të hershme spitalore, 68 viktima përfshijnë të paktën 12 gra dhe shtatë fëmijë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sulmi thuhet se ka ndodhur në kampin e refugjatëve Maghazi në lindje të Deir al-Balah.
Megjithatë, Sky News thotë se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë këtë informacion.
Lufta ka shkatërruar pjesë të Gazës dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e territorit.
Izraelitët ende qëndrojnë prapa qëllimeve të deklaruara të vendit për të “shtypur” kapacitetet qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit dhe lirimin e 129 pengjeve të mbetura.
Por ka një rritje të presionit ndërkombëtar kundër ofensivës së Izraelit. /Telegrafi/