Te Porto dorëzohen për Taremi

6 months ago 30
Reklamë
23:40 27/02/2024

Mehdi Taremi do të jetë një futbollist i Interit duke filluar nga korriku i vitit 2024. Këtë e ka pranuar vetë presidenti i Portos, Pinto da Costa, i cili duket se ka humbur shpresat për të mbajtur lojtarin.

“Taremi është një lojtar i rëndësishëm, por nuk mund të bëjmë më asgjë për këtë! Kjo ndodh në çdo klub tjetër, edhe te PSG, një lojtar në fund të kontratës së tij është i lirë të zgjedhë të ardhmen e tij. Thjesht i uroj të jetë i lumtur”.

Numri 1 i klubit portugez zyrtarizoi kështu largimin e sulmuesit iranian në fund të sezonit. Zikaltrit do të përforcohen me një futbollist mjaft të aftë në ofensivë, për më tepër e marrin me parametra zero.

Klubi po punonte prej kohësh që të bënte të mundur këtë transferim. Taremi-t i është ofruar në kontratë dy vjeçare deri në vitin 2026, me opsionin për ta zgjatur edhe për një tjetër vit futbollistik. Ai do të përfitojë 3 mln euro në sezon.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article