Te Tirana duan të përmbysin Besiktasin

1 year ago 19
Reklamë
21:00 02/08/2023

Shehi: Shanset varen nga situatat gjatë lojës

Tirana do të presë Beshiktashin të enjten në stadiumin “Air Albania” dhe pavarësisht humbjes 3 – 1 të javës së kaluar në Stamboll trajneri Orges Shehi nuk e ka humbur shpresën që ekipi mund të kalojë në turin e tretë të Conference League. Te bardheblutë janë të vetëdijshëm që kanë përballë një kundërshtar të fortë.

“Me përvojën që kam unë, është hera e parë që përballemi me kundërshtar të nivelit të tillë. Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirë, me synimin për ta kthyer rezultatin. Shanset varen nga situatat që do të krijohen gjatë lojës, që të afrojnë apo të të largojnë nga objektivi”.

Tirana eliminoi në turin e parë Dinamo Batumi, madje duke e arritur kualifikimin në ndeshjen e kthimit. Tashmë Besiktasin e njohin më mirë dhe strategjia që do të ndërtohet do të nisë nga sfida e luajtur në Turqi. Përballja Tirana – Besiktas do të nisë në orën 20:00 dhe te bardheblutë presin mbështetjen e tifozëve.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article