Tebas: Reali mund të marri Mbappe

7 months ago 25
Reklamë
12:50 30/01/2024

Presidenti i La Liga: Shanset e këtij transferimi janë mbi 50%

Transferimi i Kylian Mbappe te Real Madrid duket të jetë çështje kohe. Francezi po shtyn akoma dhe më shumë rinovimin me PSG-në dhe fundi i merkatos së janarit lë gjithçka të hapur për të ardhmen.

Mbappe do të ishte i lirë për të biseduar me skuadrat e interesuara, me klubin e PSG që nuk do të arrinte të kundërshtonte aspak. Mundësia për të marrë në skuadër 25-vjeçarin është në dorën e Realit sipas presidentit të La Ligës, Javier Tebas. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Tebas ka folur për të ardhmen e francezit, duke sugjeruar se “galaktikët” do të arrijnë ta bëjnë të tyrin.

“Unë mendoj se gjasat janë të mëdha, është një mendim personal. Një lojtar si ai do të varet nga Real Madridi dhe presidenti i saj se çfarë do të ndodhë. Real Madridi duhet të mendojë se transferimi i Bellingam tashmë i ka bërë ata që të kenë një yll, Vinicius është një tjetër. Nëse lojtari dëshiron të shkojë në Madrid ka gjasa që ai ta realizojë më shumë se 50 për qind.”

Në garë për shërbimet e Mbappe janë edhe skuadra të tjera, kryesisht ato të Premier League, por edhe në Arabinë Saudite. Për të bindur sulmuesin, mediat kanë aluduar se Reali do të paguajë një shifër prej 120 milionë Eurosh si bonus për firmën, ndërsa do e shndërronte në lojtarin më të paguar në botë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article