Tedi Blushi: PL dënon me ashpërsinë më të madhe dënimin politik të Salianjit, mbështesim protestën e 6 tetorit

1 month ago 26

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi përmes një deklarate shprehet se Partia e Lirisë e dënon me ashpërsi të madhe, vendimin për dënim të Salianjit.

Blushi shprehet se ky vendim është i urdhëruar drejtëpërdrejtë nga Rama, teksa thekson se protetsa e 6 tetorit mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.

Deklarata e plotë:

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dënimin politik me burgim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim i urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe i zbatuar verbërisht nga togat e zeza të “pushkatimit” të opozitës në sistemin e drejtësisë faktoi para të gjithë shqiptarëve se jo vetëm SPAK-u i Dumanit por edhe gjyqtarët e Ramaformës nuk janë gjë tjetër veçse “vrasës me pagesë” në shërbim të Narkoshtetit, për të asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracinë.

Burgimi politik i deputetit Salianji është një hakmarrje e verbër primitive për guximin që ai tregoi dhe detyrimin që përmbushi ndaj të gjithë qytetarëve duke denoncuar lidhjen e tmerrshme kriminale të trafikut të drogës me eksponentët më të lartë të Qeverisë dhe mazhorancës.

Është një standard i papranueshëm dhe i urryer për çdo vend demokratik të dënosh me burg një deputet të opozitës vetëm përse denoncon vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, ndërkohë që Edi Rama është faktuar se korruptoi zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal dhe pret në zyrën e tij përfaqësuesit e karteleve më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, Sinaloas e Ndranghetas dhe në anën tjetër pronari faktik i inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliaj, i kapur në flagrancë, vijon me firmë të kundraligjshme dhe i pashqetësuar nga “drejtësia” grabitjen e qindra milion eurove.

Në kushtet e një terrori të egër të Narkoshtetit, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat themelore të njeriut, që shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton Shqipërinë si çiflig personal, që kryen akte shumë të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë që mbetet është përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë.

Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 6 tetor dhe i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe përfaqësuesin më të lartë të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, Edi Rama.

Më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se terrori që Narkoshteti po përpiqet të mbjellë te shqiptarët.

Koha për ndëshkim dhe llogaridhënie po afron!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article