Teleskopi James Webb kapi qendrën e galaktikës tonë

10 months ago 16

Teleskopi hapësinor James Webb ka gjurmuar në zemër të galaktikës tonë Rruga e Qumështit, duke zbuluar veçori dhe mistere të reja brenda rajonit kaotik që mund të ndihmojë astronomët të zbulojnë më shumë detaje rreth universit të hershëm.

Aftësia e observatorit hapësinor për të parë universin në dritën infra të kuqe, që është e padukshme për syrin e njeriut, kapi detaje të papara në imazh, që u publikua nga NASA të hënën, transmeton Telegrafi.

Astronomët përdorën teleskopin Webb për të pikasur Shigjetarin C, ose Sgr C, një rajon aktiv i formimit të yjeve që ndodhet rreth 300 vite dritë nga vrima e zezë supermasive qendrore e galaktikës Shigjetari A*.

Një vit dritë, i barabartë me 9.46 trilion kilometra është sa larg përshkon një rreze drite në një vit.

“Imazhi nga Webb është mahnitës dhe shkenca që do të marrim prej saj është edhe më e mirë”, tha Samuel Crowe, hetuesi kryesor i vëzhgimeve dhe një student universitar në Universitetin e Virxhinias, në një deklaratë.

“Yjet masivë janë fabrika që prodhojnë elementë të rëndë në bërthamat e tyre bërthamore, kështu që t’i kuptosh më mirë ato është si të mësosh historinë e origjinës së pjesës më të madhe të universit”. /Telegrafi/

Read Entire Article