Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka denoncuar kostot e larta të ndërtimit të tunelit të Llogarasë, duke renditur edhe se çfarë do të mund të bëhej me 180 milionë euro. Teliti bën thirrje për protestë në 11 korrik ora 20.00 para Kryeministrisë.
“Nuk janë qindarka 180 milionë euro, por janë taksat e shqiptarëve që nuk shkojnë për projekte prioritare që lidhin Shqipërinë me vendet e rajonit, që lidhin qarqet me njeri tjetrin dhe i japin frymë zhvillimit, por janë 180 milionë euro që janë shpërdoruar për një kaprico qeveritare, vendim i denjë për tu ndërtuar (jo për kostot e fryra disafish) nga vendet Skandinave, por jo për Shqipërinë e varfër me 47% të fëmijëve që kequshqehen, Shqipërinë që shpopullohet dita ditës, Shqipërinë e sipërmarrjes që falimenton gjithnjë e më shumë”, tha Teliti.
Postimi nga Dorian Teliti
Tuneli 180 milionë euro💶 që gjoja shkurton kohën me 20-25min është treguesi i korrupsionit dhe luksit kapricos qeveritar në vendin më të varfër të Europës.
🛣Tuneli do duhej ndërtuar por jo sot, por në 2044, jo sot që kriza ekonomike dhe shpopullimi janë më alarmante🚨 se kurrë.
🆘Kjo është keqqeverisja, ky është treguesi i shpërdorimit të parave publike të një populli të varfër e të vjedhur.
⁉️Po cdo mund të bënim sot më 180 milionë euro?
👉1. Do mund të ndërtonim shkolla të reja mjaftueshëm për të eliminuar shkollat me dy turne, apo,
👉2. Do mund të rrisnim me 150% fondin e rimbursimit të barnave për 2024, apo,
👉3. Do mund të 4-fishonim ndihmën ekonomike për vitin 2024 për 65mijë familje, apo,
👉4. Do mund të rrisnim nga 1 korriku, më të paktën 25%, pensionet për të gjithë pensionistët shqiptarë.
🔷Nuk janë qindarka 180 milionë euro, por janë taksat e shqiptarëve që nuk shkojnë për projekte prioritare që lidhin Shqipërinë me vendet e rajonit, që lidhin qarqet me njeri tjetrin dhe i japin frymë zhvillimit, por janë 180 milionë euro që janë shpërdoruar për një kaprico qeveritare, vendim i denjë për tu ndërtuar (jo për kostot e fryra disafish) nga vendet Skandinave, por jo për Shqipërinë e varfër me 47% të fëmijëve që kequshqehen, Shqipërinë që shpopullohet dita ditës, Shqipërinë e sipërmarrjes që falimenton gjithnjë e më shumë.
🔷Ndaj të gjithë, të enjten 11 korrik, ora 20.00, të bashkuar në betejë për dorëheqjen e ER dhe krijimin e qeverisë teknike për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
#osotokurrë
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb