“Tempulli 2″/ Arrestohen 6 persona, sekuestrohen drogë, armë zjarri dhe granata. Policia zbulon detaje nga operacioni në Dibër

8 months ago 4

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2” në qarkun Dibër, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë arrestuar e proceduar 9 shtetas, nga të cilët 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar:

711 gramë kokainë, 237 gramë kanabis e ndarë në doza, 2 armë zjarri, 116 copë fishek, 1 krëhër automatiku, 2 shkopinj bejzbolli, 1 radio marrëse-dhënëse, 4 granata, 5 kapsolla detonatore, 3.5 m fitil zjarrpërcjellës, 8 celularë, 1 kompjuter dhe 6 automjete.

Megaoperacioni vijon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article